Hansi Flick kërkon të largohet nga Bayern Munich në verë, me përfundimin e sezonit. Trajneri gjerman, i cili fitoi 6 trofe me bavarezët në kohë rekord, ka pasur disa probleme kohët e fundit dhe një ditë më parë zbuloi se i ka kërkuar klubit ndërprerjen e marrëveshjes.
Bayern Munich ka dalë sot me deklaratë dhe shprehet se me Flick kishin biseduar dhe pas tre ndeshjeve të radhës do të uleshin të diskutonin shtruar për të ardhmen e trajnerit. Për momentin kampionët e Gjermanisë lënë gjithçka pezull.
“Bayern Munich nuk e miratimin komunikimin e njëanshëm nga Hansi Flick dhe do të vazhdojë bisedimet, siç është rënë dakord pas ndeshjes në Mainz”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e bërë nga klubo gjerman.
ÇFARË THA DJE FLICK – Pas ndeshjes me Wolfsburg një ditë më parë, trajneri i Bayern Munich shprehej: “Situata është, siç edhe i kam thënë ekipit sot, se kam informuar klubin gjatë javës që dua ta ndërpres kontratën në fund të sezonit. Ky vendim nuk ishte i lehtë për mua.
Unë jam një tifoz i këtij klubi. Gerd Muller, Paul Breitner, Karl-Heinz Rummenigge të gjitha kanë qenë idhuj të fëmijërisë sime. Unë i jam përjetësisht mirënjohës klubit për mundësin që më dhanë të bëhem trajner i parë”. /abcnews.al