Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimet, Massara: Me Ibrën çështje kohe, jemi optimistë për Donnarummën

schedule12:59 - 18 Prill, 2021

schedule 12:59 - 18 Prill, 2021

Frederic Massara ka komentuar shkurt situatën e rinovimeve në kampin e Milanit. Në prononcimin e dhënë përpara fillimit të ndeshjes me Genoan, drejtori sportiv i kuqezinjve është ndalur te Zlatan Ibrahimovic, Gigio Donnarumma, Hakan Calhanoglu dhe Mario Mandzukic.

“Kemi besim se do e arrijmë shpejt akordin përfundimtar të rinovimit me Ibrahimovic. Nuk ka të reja sa i përket lojtarëve të tjerë që ndodhen në vitin e fundit të kontratës, por jemi të qetë. U kemi ofruar shifra të rëndësishme dhe kemi besim se do sigurojmë rezultat të mirë.

Mandzukic? Mario kreu një gjest të rrallë, ai është një futbollist që tregon vlera etike dhe profesionale. Na vjen shumë keq që nuk ka dhënë kontributin e tij, por jemi të bindur që do të na ndihmojë në tetë ndeshjet që kanë mbetur.

Scamacca? Milani ka sulmues shumë të fortë, ka shumë të rinj që po rriten përkrah Ibrahimovic. Scamacca është një futbollist i shkëlqyer dhe po tregon gjëra të jashtëzakonshme në fushë“, deklaroi drejtuesi i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!