Trump: Unë dhe Kim Jong kemi rënë në dashuri

schedule10:27 - 30 Shtator, 2018

schedule 10:27 - 30 Shtator, 2018

Presidenti amerikan gjatë një fjalimi elektoral lëshoi deklarata të pazakonta drejtuar diktatorit të Koresë së Veriut. Ai tha se pas letrave të shkëmbyera dy liderët kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

Në një fjalim të gjatë në West Virginia, Donald Trump tha se ai “ra në dashuri” me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke përshkallëzuar retorikën e tij rreth luftës së konfirmimit të Brett Kavanaugh në drejtim të gjykatës së lartë amerikane. Duke folur për marrëdhënien e tij me Kim, Trump tha “Ne ramë në dashuri”. Ai shtoi: “Jo me të vërtetë. Ai më shkroi letra të bukura. Ato ishin letra shumë të mira. Dhe pastaj ne ramë në dashuri”. Trump dhe Kim u takuan në Singapor këtë vit si pjesë e përpjekjes së presidentit për të nxitur regjimin e Koresë së Veriut për çarmatosje bërthamore pasi ai ofendoi Kim duke e quajtur si “njeri i vogël raketash”.

Ai hapi fjalimin e tij duke festuar udhëtimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më parë këtë javë. “Unë sapo u largova nga Kombet e Bashkuara, më besoni se ata na respektojnë përsëri”, tha Trump pavarësisht nga qeshja me zë kur ai iu drejtua përfaqësuesve botërorë. Ai gjithashtu akuzoi demokratët për “largimin e çdo standardi të mirësjelljes” dhe përdorimin e “ligësisë dhe keqesisë” në trajtimin e tyre ndaj Kavanaugh. “Atyre nuk u intereson se kë lëndojnë, se kë duhet të shtypin për të marrë pushtetin dhe kontrollin dhe kjo është ajo që ata duan: pushtetin dhe kontrollin”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu sulmoi shtypin e lirë duke folur për “media të lajmeve të rreme”, të cilat ai i cilësoi përsëri si “armiku i popullit”. Në fund ai I bëri thirrje amerikanëve që të votojnë për republikanët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!