Levani ishte ndalesa e katër e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka ndërmarrë sot nismën për të vizituar 9 qytete të Shqipërisë si simbolikë e numrit të kësaj partie në fletën e votimit.
Para mbështetësve në Levan, Basha i ftoi të gjithë demokratët dhe socialistët që më 25 prill të votojnë për ndryshimin.
“Kam ndjerë entuziazmin, bashkimin e shqiptarëve për ndryshim. E ndjej kur takoj nënat tona të vuajtura që tetë vite me radhë u janë skuqur sytë. Kam takuar të rinj dhe të reja që duan të njëjtën gjë, mundësinë për arsim këtu në Shqipërinë tonë të bukur. Kam takuar vogëlush dhe vogëlushe. Tetë vite me radhë Levani, Shqipëria kanë mbetur në vend numëro. Kam parë dhe dëgjuar se ata mezi po e presin 25 prillin. Ndaj ju drejtohem nënave shqiptarë me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë nëse doni që ti mbajmë këtu votoni numrin 9. Ju them baballarëve ngrijeni kokën, ju nuk jeni skllevër të askujt. Ju jeni shqiptarë krenarë, ngrijeni kokën. Demokratë dhe socialistë bashkohuni për ndryshim. Votoni numrin 9. Ky marshim nuk ka të ndalur.
Tetë vite është një gjatë. I mbani mend legalizimet fare, dështim, 300 mijë vende të punës dështim. Levani me ndërprerje energjie, pa ujë, por i përmbytur i pakompensuara. Tetë vite me radhe janë tetë vite dështimesh, tetë vite tradhti. Sot i ftoj të gjithë pa dallim të djathtë dhe të majtë votoni për numrin 9. Grua dhe burra, vajzat dhe djemtë, gjyshërit dhe gjyshet do të votojnë numrin 9. Humbjen e ka ndjerë edhe Edi Rama që po kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes sonë. Por a mund të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar Edi Ramën. Mos ia hapni derën edhe katër vite të tjera qtij që kishte tetë vite. Kini kujdes po troket për herë të tretë dështimi, tha Basha.
Basha e nisi sot turin e tij të takimeve në Sarandë, për të vazhduar më pas me Delvinën dhe Tepelenën. g.v/abcnews.al