Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykon sërish Ferataj, te Burreli kanë frikë: Kujdes me investimin e një qyteti!

schedule09:31 - 17 Prill, 2021

schedule 09:31 - 17 Prill, 2021

Burreli pret sot Korabin, skuadër që një muaj më parë i mposhti matjanët në Peshkopi. Ky duel zhvillohet prej orës 13:00, ndërkohë që në Burrel shfaqin shenja frike prej gjykimit.

Olsid Ferataj është caktuar për të gjykuar këtë përballje dhe drejtori sportivi i Burrelit, e shikon me dyshim këtë përzgjedhje të FSHF-së dhe e shpreh diçka të tillë përmes rrjeteve sociale.

“Rastësi apo “dashuri”? Si ka mundësi që në ndeshjen Burreli-Korabi caktohet arbitër Ferhati, i cili çuditërisht ishte kryesor dhe në Korabi-Burreli? Kaq shumë e “dashuron” ky person derbin e qarkut?

Mos vallë ia kanë imponuar që ta “dashurojë”?  Fjalët e korridoreve kanë 1 javë që qarkullojnë që do jetë ky. Kujdes me investimin e një qyteti. Forca Burreli”, shkruan Gjoka në postimin e tij, të publikuar në “Instagram”. /abcnews.al

 

Postimi i Drejtorit Sportiv te Burrelit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!