Një tjetër shqetësim është përhapur në Britani për shkak të një mutacioni të ri, shumë ngjitës siç tregohet nga të dhënat e deritanishme, i cili është zbuluar në 77 raste.
Ekspertët po flasin për një mutacion të dyfishtë që redukton antitrupat në një shkallë shqetësuese.
Varianti nga India njihet gjithashtu si B.1.617, por është ende e panjohur se si hyri në Britani. Deri më tani, mutacioni që ka goditur më shumë planetin janë britanikët.
Në rastin e mutacionit nga India, shqetësimi është se ai përbëhet nga dy variante, E484Q dhe L452R. Mbetet të shihet se sa ngjitës është mutacioni i ri dhe sa ka të përbashkët me Afrikën e Jugut dhe atë të Brazilit. g.v/abcnews.al