Dy aktore shqiptare nga Kosova, May-Linda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj, do të debutojnë në rrjetin e njohur televiziv “HBO”, në degën në Norvegji, të dielën me serialin “Ëelcome to Utmark”.
Seriali ka tetë episode dhe skenari i tij është shkruar nga danezi Kim Fupz Aakeson.
“Welcome to Utmark” nis si një film uestern, e kthehet në një tragjedi komike përmes vëllezërve Coen dhe përfundon si një elegji për botën nordike. Bëhet fjalë për një fshat në veri të Norvegjisë i cili ka ngecur prapa në kohë.
Në rolet kryesorë janë dy fermerë që përfaqësojnë ideologji e botë krejtësisht të ndryshme.
Ndërkohë të dyja aktoret kanë shpërndarë në ‘Facebook’ trailerin e serialit duke u shprehur të lumtura që do të debutojnë në rrjetin e njohur televiziv./abcnews.al