Fitore me përmbysje dhe tre pikë jetike për mbijetesën arriti Drenica sot në IPKO Superligën e Kosovës. Kuqezinjtë ia dolën të mposhtin në Pejë 1-2 Besën e vendit të fundit.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 25-të. Ardi Qorri dërgoi topin në rrjetë, por Drenica reagoi pas 12 minutave. Kreshnik Uka riktheu baraspeshën, përpara se të realizonte sërish në pjesën e dytë.
26-vjeçari gjeti golin e dytë personal pas një ore lojë, gol që i dhuroi fitoren skuadrës nga Skenderaj. Vendi i tetë dhe 33 pikë për “Shqiponjat e Zeza”, ndërsa Besa regjistroi humbjen e tretë radhazi. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës
Besa-Drenica 1-2
(Qorri 25′, Uka 37′, 61′)