Prokuroria përfundon verifikimet për kandidatin e LSI: Ka ndërruar emrin

schedule14:36 - 16 Prill, 2021

schedule 14:36 - 16 Prill, 2021

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për kandidatin e LSI, Artur Baku. Organi i akuzës i ka dorëzuar gjetjet pranë KQZ, dhe pritet që të merret një vendim për kandidatin nëse duhet të vazhdojë apo jo garën për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga verifikimet e kryera nga prokuroria bëhet me dije se Baku ka ndryshuar emrin e tij në gjendje civile nga Afrim në Artur.

Kandidati nuk ka rezultuar i dënuar me vendim të formës së prerë për ndonjë vepër penale. Sipas prokurorisë, Baku rezulton të jetë arrestuar në vitin 2015 në Fushë-Krujë për shpërdorim detyre dhe gjykata ka dhënë ndaj tij masën “arrest shtëpie”.

Lexo edhe: Zgjedhjet e 25 prillit, Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin e thelluar për 30 kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, pasi ka dyshime se janë të prekur nga ligji i Dekriminalizimit. g.v/abcnews.al