Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për dy kandidatë nëse do të lejohen të garojnë për zgjedhjet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë dy kandidatë, të cilët i kanë shkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Mësohet se bëhet fjalë për kandidatin e Nismës “Thurje” Napolon Laska dhe për një kandidat tjetër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Prokuroria ka dërguar gjetjet për kandidatët në fjalë dhe pritet që KQZ të marrë një vendim nëse do të lejohen po jo të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin e thelluar për 30 kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, pasi ka dyshime se janë të prekur nga ligji i Dekriminalizimit. /abcnews.al