Protesta e opozitës në Kosovë për ndryshimin e kufijve

schedule11:40 - 29 Shtator, 2018

schedule 11:40 - 29 Shtator, 2018

Ka nisur protesta paqësore e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Vetëvendosje akuzon presidentin Thaçi se dëshiron t’i japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë. “Protestat në shesh bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhej në deklaratën për shtyp Vetëvendosjes.

Protestuesit janë nisur nga qytete të ndryshme drejt Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët Vetëvendosje ka siguruar transport falas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!