Presidenti Ilir Meta mëngjesin e kësaj të premte e nis me lënien pas dore të investimeve dhe mbështetjes për fermerët.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social thekson se mos mbështetja e bujqësisë dhe fermerëve është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.
Sipas tij fondet e përcaktuara nga buxheti për bujqësinë janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Beçhettit.
Ndër të tjera ai thekson se 25 prilli do të jetë dita e referendumit popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin
“Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.
Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Beçhettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.
Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin”, shkruan Meta.e.su./abcnews.al