Basha: Rama kot jargavitet tek dera e PD-së, kurrë bashkëqeverisje me të

schedule18:31 - 15 Prill, 2021

schedule 18:31 - 15 Prill, 2021

Edhe gjatë takimeve me qytetarë në Njësinë nr.9 në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur tek kërkesa e kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha ka hedhur poshtë edhe një herë këtë kërkesë, duke thënë se kryeministri Edi Rama jargavitet kot tek dera e PD, pasi kjo parti nuk do të bashkëqeverisë me Ramën.

 “Ndaj kot jargavitet tek dera e PD, se nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Tani ka vetëm një dhe vetëm një vullnet. Ndryshim. Shqiptarët duan ndryshim. Vjen duke votuar numrin 9. Vota për Aleancën për Ndryshim është garancia për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Bëhet për qytetarët dhe ju keni në dorë të ardhmen tuaj” ka thënë Basha. E.L/abcnews.al/