Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë greke për shkak se akuzohet të ketë tentuar të rrëmbejë një vajzë 18- vjeçare.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Ierapetras. Ka qenë 18-vjeçarja e cila ka denoncuar rastin në fjalë, pasi kishte mundur të shpëtonte.
Sipas rrëfimit që ajo ka bërë, një makinë e bardhë i kishte ndalur tek këmbët ndërsa personi që ishte brenda saj e kishte kapur për dore duke tentuar që ta fuste me dhunë në makinë.
Vajza në ankesën e saj deklaroi se “ishte rreth orës 10:00 të natës së Martës, 13 Prill, kur largohesha nga shtëpia e mikut tim dhe ecja në rrugën e që ishte në anën jugore, të Sheshit të Lojërave të Epërme, në një rrugë anësore Psyllinaki, aty ku zhvillohet tregu publik çdo të Shtunë, ndjeva se një makinë po vinte pas meje, e cila po ngadalësohej ndërsa më afrohej. Mendova se ndoshta po bllokoja makinën nga kalimi dhe ndërsa ecja në anën e majtë të rrugës, duke shkuar përpjetë drejt zonës së kishës së Kryqit të Shenjtë, shkova pak më tej në anën e majtë të rrugës.”
“Megjithëse kisha lënë hapësirë të mjaftueshme që makina të kalonte e qetë, shoferi ktheu timonin dhe u afrua shumë pranë meje, duke u ngjitur pas meje, ndërsa në të njëjtën kohë shoferi i panjohur i makinës së bardhë, më kapi dorën nga xhami që kishte ulur. Ai më kapi për dore dhe më tërhoqi drejt tij. Reagimi im ishte i menjëhershëm dhe me një lëvizje të mprehtë arrita të shpëtoj, ndërsa ai shtypi gazin dhe u kthye në rrugicën tjetër” mësohet të ketë thënë vajza. E.L/abcnews.al/