Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “ 8 katëshi” Shkodër. Burime bëjmë me dije për ABC se ajo ka plagë me mjete prerëse në trup.
Dyshimet paraprake janë se e ndjera e cila vuante nga depresioni, mund të ketë kryer vetëvrasje. Emini dyshohet se është rreth 40-vjeç, nënë e tre fëmijëve dhe ishte e divorcuar.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në pallatin ku jetonte ajo dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al