Pas takimit me ambasadorin italian në Elbasan, drejtuesi politik i PS, Taulant Balla para mediave deklaroi se ftesa e kryeministrit Rama për Lulzim Bashën është pa Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Ftesa e Ramës për Bashën është pa Saliun dhe Ilirin, pa ujkun dhe çakallin”, tha Balla duke shtuar më tej se dëshira e PS është që Basha të shkëputet nga kjo dyshe.
“Nëse nuk he dorë është kukulla në duart e Saliut dhe Ilirit, Dëshira jonë e madhe është që të shkëputet nga dy keqpërdoruesit”, theksoi ai.
“Gjithashtu Balla tha se PD duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. I pyetur se çfarë do të bëjë PS në një situatë të tillë nëse humb zgjedhjet, ai tha: PS do fitojë zgjedhjet dhe do të respektojë çdo vullnet të popullit. Thirrja ime është që PD të heq dorë nga fyerjet që u bën qytetarëve të Elbasanit. Jam i informuar përmes jush që ka ngritur një sërë akuzash për banorët përfshirë edhe mua, ndër ta një banor 70 vjeçar që është duke luftuar me Covid dhe vuan nga sëmundje të tjera të qenka pjesë e një plani që të marrë mandatin Gazmir Bardhit. Në këtë kontekst këta janë ca qesharakë që Elbasani do ti ndëshkojë me votë”, tha ai.
Balla komentoi edhe nxjerrjen e të dhënave personale nga portali i qeverisë e-Albania. Ai mohoi që listat e publikuara në media t’i përkasin PS.
“PS e Shqipërisë është më e madhja në vend. Ka të dhënat e saj, të dhënat e servirura me pagesë nga një media pranë PD nuk korrespondojnë aspak me të dhënat që disponon PS,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

