Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një muaj pas lindjes, Elita Rudi shfaqet më në formë se kurrë më parë

schedule11:38 - 15 Prill, 2021

schedule 11:38 - 15 Prill, 2021

Elita Rudi mirëpriti fëmijën e saj të dytë me Gjikon në Mars. Moderatorja dhe reperi zbuluan se e kishin quajtur vajzën me emrin Bota, pasi nënkupton gjithçka që vogëlushja është për ta. Ashtu sikurse dhe djalit, Zëri, moderatorja hapi një profil të vogëlushes në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente të këndshme me të.

Ndërsa ka kaluar më shumë se një muaj nga ardhja në jetë e Botës, moderatorja ka arritur të largojë kilogramët e tepër nga lindja dhe tashmë duket më në formë se kurrë. Këtë e ka dëshmuar me një foto që ka ndarë në Instastory realizuar një javë para lindjes, me një tjetër pas.

“1 javë para lindjes dhe 1 muaj e dy javë pas lindjes”, ka shkruar Elita krahas dy fotove. Kujtojmë që moderatorja është shkëputur nga ekrani prej kohësh pasi zbuloi se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!