Gjykata e Shkodrës pas një seance maratonë që ka zgjatur disa orë nuk ndryshoi masat e sigurisë për Drejtorin e Hipotekës së Shkodrës dhe as për juristen. Zamir Leka deri para se të arrestohej Drejtor i Hipotekës, do të vazhdojë me masë sigurie arrest me burg.
Kurse për juristen Frida Mirashi mbeti në fuqi masa e e mëparshme e sigurisë, ajo e arrestit shtëpiak. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, por nga se mësohet Zamir Leka ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ska patur asnjë dosje në zyrë, por ato sipas ligjit kanë qenë tek juristët.
Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë për Lekën, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Ai akuzohet se në bashkëpunim me juristen ka kryer regjistrime të pasurive përmes procedurave të përshpejtuara, por edhe në bazë të veprimeve abuzive të pronave në këmbim të 5000 eurove./abcnews.al