Një ditëlindje me plot surpriza, gazetarja e ABC merr propozimin live nga partneri

schedule09:28 - 15 Prill, 2021

schedule 09:28 - 15 Prill, 2021

Gazetarja e emisionit “Abc-ja e mëngjesit”, Bora Shahini është surprizuar nga stafi dhe partneri i saj, Juxhin Mustafaraj me rastin e përvjetorit të lindjes. Stafi kishte përgatitur disa nga momentet më të këndshme të gazetares në studion e emisionit.

Juxhini, i cili është gjithashtu pjesë e ABC-së, i dedikoi disa fjalë të ëmbla duke kujtuar momentet më të veçanta mes tyre përgjatë afro një dekade lidhjeje. Ardhja e papritur në studio e tij e la pa fjalë Borën, i cili i propozoi live në emision për të lidhur kurorë së bashku.

Nuk munguan as videomesazhet e personave më të shtrenjtë të saj duke e uruar në këtë ditë të veçantë. Familja e tyre pritet të shtohet, pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ndërkaq, ata zbuluan gjithashtu se do të bëhen së shpejti më një vajzë.  Në fund, ishte dhe kënga që Lindi Islami dhe Venera Lumani i dedikuan asaj, që e la pa fjalë gazetaren. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!