Studimi: Pfizer zvogëlon numrin e të moshuarve të shtruar në spital me 75%

schedule08:35 - 15 Prill, 2021

schedule 08:35 - 15 Prill, 2021

Sipas një studimi të ri,  Pfizer mund të zvogëlojë numrin e të moshuarve të shtruar në spitale me tre të katërtat.

Të moshuarit që kanë marrë një dozë kanë më pak të ngjarë të shtrohen në spitale në krahasim me personat e pavaksinuar. Studimi shqyrtoi të dhënat e 170,000 personave të moshës 80 deri 83 vjeç që morën vaksinën Pfizer / BioNTech nga 15 deri në  20 dhjetor të vitit të kaluar.

Këto të dhëna më pas u krahasuan më të dhënat e të moshuarve të moshës 76-79 vjeç të cilët nuk ishin vaksinuar. Studimi arriti në përfundimin se, brenda vetëm 21 ditëve  shtrimet në spital u ulën me 50% . Infeksionet gjithashtu  me 55%.

Shtrimet në kujdesin intensiv u ulën në 75%,  41 ditë pas dozës së parë, ndërsa infeksionet ranë me 70%.

Sir Simon Steven, CEO i NHS, tha: ‘Vaksinat po zvogëlojnë me sukses numrin  e shtrimeve në spital dhe vdekjet në mesin e grupeve që kanë bërë vaksinën.

Të dhënat që kemi analizuar tregojnë një ulje prej 75% të shtrimeve në urgjencë për  personat që janë vaksinuar dhe, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohen, numri pritet të ulet edhe më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!