Rama e la jashtë, Bushati thirrje të rinjve: Me votë mund të ndryshoni trajektoren e Shqipërisë

schedule21:00 - 14 Prill, 2021

schedule 21:00 - 14 Prill, 2021

Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati që Edi Rama e la jashtë listës për zgjedhjet e 25 prillit shprehet se Shqipëria ka nevojë për ide të reja. Ai ftoi bashkëbiseduesit në Instagram që pas 11 ditësh të shkojnë dhe të votojnë për njeriun që mendojnë se mund të bëjë punë më të mira për Shqipërinë.

Vota është fuqia që ju keni në dorë për të ndryshuar, përmirësuar, korrektuar për t’i dhënë shansin një qeverie, pushtetit vendor për të zbatuar disa politika. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme dhe standardi.

Lexo edhe: U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë financiarë

Pasi një proces me pjesëmarrje të lartë zgjedhore është një indikator për besimin që kanë njerëzit te procesi. Me votë dhe kërkesë mund të ndryshoni trajektoren e vendit për më shumë të drejta shoqërore, për të pasur ide të reja për ekonominë e Shqipërisë.

Lexo edhe: Publikimi i të dhënave, Bushati: Të pezullohen drejtuesit e institucioneve, të sqarohet populli

Mendoj që një pjesëmarrje e lartë në procesin zgjedhje të 25 prillit është një garanci për një qeverisje me demokratike pas 25 prillit. Unë besoj se partitë politike pavarësisht mangësive kanë në lista kandidatë me integritet dhe është e mundur për të bërë një zgjedhje dinjitoze edhe për 25 prillin dhe mbi të gjitha është e nevojshme për të fuqizuar zërin qytetar që nuk mbaron në 25 prill.

 Do të ftoja të shkoje në 25 prill dhe të bësh zgjedhjen e duhur për më shumë progres dhe mirëqenie dhe ta japësh votën me besim për atë që mund të bëjë punë më të mira për Shqipërinë tonë” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!