Portugalia ka zgjatur këtë të mërkurë gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë.
Ky vendim erdhi pasi ekspertët e shëndetit paralajmëruan se lirimi i masave shtrënguese do të çonte në rritje të infeksioneve me Covid.
Vendi filloi lehtësimin e masave më 15 mars duke rihapur libraritë, kopshtet, shkollat fillore si edhe parukeritë. Por frika nga një kërcënim i përhapjes së Covid, Parlamenti miratoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në mes të prillit.
Portugali ka regjistruar 828,857 raste dhe 16,931 viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al/