Euro 2020: E konfirmon UEFA, 17 mijë tifozë në “Olimpico” për Itali-Turqi

schedule17:37 - 14 Prill, 2021

schedule 17:37 - 14 Prill, 2021

Vendimi është zyrtar: Roma do të jetë një nga qytetet që do të presë ndeshjet e Euro 2020. Ditën e djeshme erdhi konfirmimi i qeverisë italiane për praninë e publikut në masën 25%.

Më datë 11 qershor fillon Euro 2020 dhe sfida e parë është programuar të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës, që do jetë i mbushur me 25% të kapacitetit që ka.

Stadiumi i njohur mban 70.634 tifozë, kështu që në duelin e parë të Europianit midis Italisë dhe Turqisë pritet të jenë të pranishëm mbi 17 mijë tifozë.

Sot ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e UEFA-s, që ka konfirmuar se sfida hapëse e Euro 2020, ajo Itali-Turqi do të zhvillohet në kryeqytetin italian ne praninë e pjesshme të publikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!