“Hansi Flick ka një ofertë nga DFB (Federata Gjermane e Futbollit). Ai do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit e kanë zgjedhur pasuesin e tij, ata kanë nisur bisedimet me Julian Nagelsmann“, u shpreh një natë më parë Lothar Matthaus.
Sot ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Leipzig. 33-vjeçari është një nga kandidat kryesorë për të zëvendësuar Flick në stolin e kampionëve të Gjermanisë. Nagelsmann ka folur në lidhje me këtë çështje, duke mohuar gjithçka.
“Unë kurrë nuk kam pasur kontakte apo biseda me Bayern Munchen, flas edhe në emër të agjentëve të mi. Nuk e di se nga e nxori këtë lajm Matthaus“, deklaroi trajneri i Leipzig, skuadër që renditet në vend të dytë në Bundesligë. /abcnews.al