Rastet e mpiksjes së gjakut, EMA: Benefitet nga vaksina e J&J më të mëdha se risqet

schedule16:23 - 14 Prill, 2021

schedule 16:23 - 14 Prill, 2021

Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë vlerësimin e saj në lidhje me sigurinë e vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson, pas rasteve të mpiksjes së gjakut.

Sipas EMA-s, benefitet që vijnë nga vaksina e J&J për koronavirusin janë më të mëdha se rreziqet. Qëndrimin e saj, EMA e bëri të ditur në një konferencë për mediat të mërkurën.

Agjencia, e cila është përgjegjëse për verifikimin e sigurisë së vaksinave për Bashkimin Evropian shtoi po ashtu, se është duke vlerësuar “rastet shumë të rralla të mpiksjes së gjakut dhe trombociteve të ulëta,” që kanë ndodhur pas bërjes së vaksinës Johnson & Johnson.

“EMA po e përshpejton këtë vlerësim dhe aktualisht pret të lëshojë një rekomandim javën e ardhshme,” tha agjencia.

“EMA po heton të gjitha rastet e raportuara dhe do të vendosë nëse veprimi rregullator është i nevojshëm. Agjencia po punon ngushtë me FDA-në amerikane dhe të tjerë rregullatorë ndërkombëtare.” sb/abcnews.al/