Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë do të ndodhë me iPhonet e ri? Apple paralajmëron ndryshime të mëdha

schedule16:13 - 14 Prill, 2021

schedule 16:13 - 14 Prill, 2021

Analisti i njohur Ming-chi Kuo ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë përdoruesit e iPhonëve.

Në një letër drejtuar investitorëve, ai ka treguar se seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës.

Sipas tij, kamera e telefonit më të mirë të ri do të ketë sensor 48-megapikselë për kamerën kryesore.

Analisti parashikon që nga viti 2023 iPhonët do të përdorin sensorin Face ID nën ekranin kryesor, për të hequr “njollën” e shumëpërfolur nga pjesa e përparme, shkruajnë “MacRumors” dhe “AppleInsider”

Seria e re e iPhonit do të vijë me më pak opsione, pasi nuk do të ketë më telefon me ekran 5.4-inç apo versionin mini. Apple do të vazhdojë me ekranet 6.1 dhe 6.7-inç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!