Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi gjatë një takimi me banorë të Rrajcës se PS është partia që përfaqëson shtresat më të varfra. Ai deklaroi se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak nuk duhet të paguajë fare.
“Partia Socialiste e Shqipërisë përfaqëson shtresat më të varfra. Kush fiton më shumë duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më pak nuk duhet të paguajë fare. Qëllimi ynë është që 2 në tre veta të mos paguajnë asnjë taksë.
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që këto zgjedhje rrisin vëmendjen e qeverisë ndaj zonës së Rrajcës. Këto nuk janë zgjedhje për kryetarin e komunës por në çfarë drejtimi do ikë Shqipëria në gjeneratën që vjen. Katër vite vota për LSI u përfaqësua vetëm me një çizme ndaj kryeministrit në parlament”, deklaroi Balla./mv.abcnews.al

