Një autogol i çuditshëm është realizuar mbrëmjen e kaluar në Irlandën e Veriut. Glentoran dhe Coleraine e mbyllën në barazim 2-2 sfidën e luajtur mes tyre. Dueli i javës së 31-të në kampionatin e Irlandës së Veriut ishte emocionues.
Në fund, të dy ekipet që janë forca e dytë dhe e tretë e kampionatit ndanë nga një pikë. Miqtë po kryesonin 1-2 deri në minutën e 77-të, kur Josh Carson realizoi një autogol pothuajse të pabesueshëm.
https://streamable.com/2pswkx
Mesfushori tentoi të largonte një top, që për fatin e tij të keq përfundoi në rrjetën e Coleraine. Portieri i skuadrës udhëtuese kishte dalë nga porta dhe nuk ia doli të evitojë golin e pësuar. /abcnews.al