Hansi Flick do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë. Drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e 56-vjeçarit.
Alternativat janë tre për momentin, emra që i zbulon FussballTransfers.com. Në krye të listës qëndron Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig. Bayerni ka nisur prej ditësh negociatat me 33-vjeçarin, i cili është gati të hedhë hapin e madh.
Një tjetër emër që pëlqehet nga rekordmenët gjermanë është edhe Thomas Tuchel, por ky i fundit po bën shumë mirë te Chelsea dhe është shumë e vështirë që të marrë drejtimin e Bayernit në verë.
Në listë ndodhet edhe Oliver Glasner, i cili drejton Wolfsburg prej korrikut të vitit 2019. 46-vjeçari po bën një punë fantastike me “Ujqit”.
Wolfsburg renditet përkohësisht në vend të tretë në Bundesligë dhe janë shumë afër kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al