Arteta: Në futboll vlen vetëm rezultati, të luftojmë për gjysmëfinalet

schedule12:56 - 14 Prill, 2021

schedule 12:56 - 14 Prill, 2021

Europa League është objektivi i madh i Arsenalit në këtë sezon. Ekipi londinez po zhvillon një kampionat për t’u harruar, por ndryshe është situata në kompeticion evropian. “Topçinjtë” do përballën në Çeki kundër Slavia Prague për një biletë në gjysmëfinale.

Sfida e parë e luajtur në Londër, përfundoi në barazim 1-1. Triumfi në Europa League sjell kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e bën të qartë në prononcimin se lojtarët e tij nuk duhet ta humbasin këtë shans të mirë.

Kemi mundësinë të kualifikohemi në gjysmëfinalet e një turneu evropian, saktësisht aty ku duhet të jetë gjithmonë ky klub. Duhet ta fitojmë në fushë kualifikimin. Rezultatet pozitive na ndihmojnë, i bindin të gjithë që po shkojmë në drejtimin e duhur.

E vetmja gjë që ka rëndësi janë rezultatet. Ne e dimë shumë mirë se çfarë pune po bëjmë, po duke e parë nga jashtë situatën, e përsëris që rezultatet janë ajo që ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër“, theksoi trajneri spanjoll i ekipit të Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!