Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u është drejtuar me një thirrje të rinjve në rrjetet sociale. Bushati me anë të një posti,mi në Instagram i ka ftuar të rinjtë në “instalive” në orën 20:00.
Ish kryediplomati i qeverisë Rama e ka quajtur këtë si një takim në “sheshin publik”.
Kujtojmë se Bushati u la jashtë listave të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pati edhe përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit e konsideroi përjashtimi e tij si “zbritje nga treni”.
Mirëpo, duke se ish-ministri ka gjëra për t’ju thënë të rinjve pasi 25 prillin e konsideron si moment të rëndësishëm për shoqërinë.
“Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te #SheshiPublik në InstaLive?.
25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime?️. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik????” shkruan Bushati në postimin e tij. g.v/abcnews.al