PSG zhvilloi një ndeshje shumë të bukur përballë Bayern Munchen. Ekipi i Mauricio Pochettinos humbi raste pafund, Bayerni fitoi 0-1, por në gjysmëfinalet e Champions League kaloi PSG pas fitores 2-3 në Gjermani.
Një sukses i madh për trajnerin argjentinas të ekipit francez, i cili foli rreth ndeshjes për mediat dhe vlerësoi jashtëzakonisht shumë kundërshtarët bavarezë.
“Zhvilluam një ndeshje madhështore, por po kështu luajti edhe Bayerni. Unë mendoj se ata janë skuadra më e fortë në botë për momentin. Ambicia jonë është të arrijmë në atë nivel si skuadër.
Nuk e lashë veten të ndikohesha nga humbja 2-7 që pësova nga Bayerni kur isha trajner i Tottenham (tetor 2019). Në futboll mëson çdo ditë gjëra të reja, por asnjëherë nuk duhen marrë gjërat personale.
Nuk kisha asnjë lloj ndjenjë hakmarrjeje. Jam i përqendruar plotësisht tek objektivat e PSG-së dhe shpresoj që do të jemi në gjendje t’i arrijmë ato“, deklaroi Pochettino. /abcnews.al