Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Myslimanët, Ramazani dhe mitet më të cilat përballet “Civilizimi Europian”

schedule10:16 - 14 Prill, 2021

schedule 10:16 - 14 Prill, 2021

Nga Shada Islam, euobserver

Pastërtia e civilizimit europian do të testohet gjatë katër javëve të ardhshme nga një shfaqje e plotë e ‘tjetërsimit’ të myslimanëve që po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe të sigurt në Europë.

Po, është Ramazan dhe Muyslimanët në Europë, së bashku me personat e tjerë që praktikojnë Islamin në të gjithë botën, kanë nisur një udhëtim njëmujor të agjërimit dhe lutjes.

Është një sfidë  ndaj “Mënyrës së jetesës së evropianëve” dhe zhvillohet çdo vit brenda Europës së bardhë, të krishterë edhe në muret e shenjta të laicizmit në Francë. Gjatë ditës, myslimanët  vazhdojnë  punën e tyre si mjekë dhe infermierë dhe “punonjës thelbësorë” të tjerë, si  shkencëtarë, biznesmenë, artistë, yje sportivë.

E gjitha është bukur dhe europiane.

Sapo të perëndojë dielli, në sigurinë e shtëpive të tyre dhe në xhami, këta njerëz ‘të zakonshëm’ shndërrohen në fanatikë fetarë, të zellshëm islamikë, radikalë dhe ‘separatistë’.

A janë shumica duke i përgjithësuar, thjeshtësuar perceptimet europiane të myslimanëve dhe Islamit?

Të fajësosh një komunitet të tërë, madje jo të gjithë popullsinë e një kontinenti, për mendimet, qëllimet dhe veprimet e liga të një pakice raciste është e papërgjegjshme.

Jo të gjithë europianët janë paragjykues ndaj  myslimanëve. Shumica janë njerëz të mirë dhe shumë jo vetëm që besojnë në një Europë gjithëpërfshirëse por gjithashtu po përpiqen të ndihmojnë në ndërtimin e një të tillë.

Merrni parasysh Komisionin Europian i cili sapo organizoi një samit online duke denoncuar fanatizmin dhe ksenofobinë dhe po planifikon një konferencë tjetër për të përqafuar diversitetin dhe përfshirjen, raporton abcnews.al

Memorandumi i komisionit për barazinë nuk është ende në qëllimet e politikanëve kombëtarë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili ka nisur një betejë kundër kërcënimit gjithëpërfshirës, ​​por ende të papërcaktuar, të paraqitur nga “Islami politik” pas sulmit terrorist nga një simpatizant i ISIS në Vjenë nëntorin e kaluar, nuk ka bërë asnjë ndryshim.

As shoku i ri më i mirë i myslimanëve francezë Darmanin i cili mbylli një organizatë jofitimprurëse  anti-Islam nëntorin e kaluar dhe tani po i kërkon Komisionit të BE të ndalojë pagimin e një granti prej 60,000 paund për një organizatë tjetër të shoqërisë civile nuk e ka bërë diçka të tillë.

Deklaratat anti-raciste të BE-së gjithashtu nuk kanë shumë kuptim për senatorët francezë që duan të ndalojnë gratë myslimane franceze nën 18 të mbajnë shami  ose për ata që përdorin abuzime raciste dhe kërcënime me vdekje kundrejt Tareq Alaows, një refugjat sirian, i cili tani ka braktisur planet për  fushatë në parlamentin gjerman.

Tërheqja e ambicieve të Brukselit dhe realitetit racist, përfshirë dhunën e pandërprerë të policisë, me të cilën përballen myslimanët evropianë është alarmante, raporton abcnews.al

Ajo që ka ndryshuar është mprehtësia e akuzave dhe miratimi i diskursit të populistëve nga politikanët më të rëndësishëm europianë. Politikanët dhe ‘intelektualët’ europianë mund të ankohen për idetë ‘ e zgjuara ‘ amerikane që kanë copëtuar kontinentin e vjetër, por lëvizja #BlackLivesMatter do vazhdojë të qëndrojë për shumë gjatë.

Por pavarësisht ndërhyrjeve populiste, demokracitë e BE-së janë elastike, gjykatësit europianë janë të pavarur dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë të fortë dhe aktivë.

Ky nuk është gjithmonë rasti në pjesë të tjera të botës. Monitorimi dhe raportimi efektiv i diskriminimit ndaj myslimanëve është i dobët ose inekzistent në shumë vende.

Ndonjëherë vetë shtetet mund të jenë nxitësit kryesorë të diskriminimit.

“Ri-edukimi” i Kinës për komunitetin Ujgur është një shembull i qartë i politikave të sanksionuara nga shtetet që synojnë myslimanët. Në Indinë demokratike, armiqësia publike po shtyn disa myslimanë të bashkohen me rrethinat e tyre.

Në fakt ndërsa raportuesi special i OKB-së për lirinë e fesë ose besimit, Ahmed Shaheed, paralajmëroi Këshillin e të Drejtave të Njeriut muajin e kaluar  duke thënë se dyshimi institucional ndaj myslimanëve dhe atyre që perceptohen si myslimanë është përshkallëzuar në “përmasat e një  epidemie” në të gjithë botën.

Raporti i Shaheed për këshillin paralajmëroi se përfaqësimet negative të përhapura të Islamit, frika ndaj myslimanëve në përgjithësi  siguria dhe politikat kundër terrorizmit po përjetësonin, vlerësonin dhe normalizonin diskriminimin, armiqësinë dhe dhunën ndaj individëve dhe komuniteteve myslimane.

E vërteta është edhe më e errët. Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë dhe Imran Khan i Pakistanit, si dhe shumë sundimtarë arabë dhe homologët e tyre në Iran kanë kritikuar vazhdimisht  islamofobinë në Europë.

Përpjekjet e BE-së për të denoncuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të mbështetur aktivistët në të gjithë botën janë të rëndësishme. Zëri i Europës do të ishte më i fortë dhe më i besueshëm, nëse qytetarët e saj myslimanë do të trajtoheshin me më shumë dinjitet dhe respekt.

Dhe një përpjekje duhet të bëhet tani gjatë muajit Ramazan. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!