PSG dhe Bayern Munchen zhvilluan një ndeshje fantastike mes tyre në “Parc des Princes” dhe ishte mëkat që kjo përballje prodhoi vetëm një gol. Ekipi gjerman fitoi 0-1, por në gjysmëfinalet e Champions League kaloi PSG.
Kampionët e Francës kishin fituar 2-3 ndeshjen e parë dhe avancuan më tej, duke eliminuar një nga pretendentët kryesorë, në të njëjtën kohë duke u hakmarrë ndaj Bayernit për humbjen e finales së sezonit të kaluar.
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, në prononcimin e dhënë për Sky Sport, foli rreth së ardhmes së Hansi Flick, trajnerit të ekipit bavarez. “Hansi ka një ofertë nga DFB (Federata Gjermane e Futbollit).
Ai do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit e kanë zgjedhur pasuesin e tij, ata kanë nisur bisedimet me Julian Nagelsmann“, deklaroi ish-kapiteni i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane.
PSG president Nasser Al Khelaifi to Sky Italy: “Neymar contract? I think Neymar will stay here at PSG for a long time”. ?? #PSG #Neymar
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 13, 2021
Ndërkohë, në kampin e PSG-së ka festë dhe entuziazëm. Presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi foli shkurt për Sky Italy rreth së ardhmes së Neymar dhe bisedimeve në lidhje me rinovimin me yllin brazilian.
“Unë mendoj se Neymar do të qëndrojë me ne te PSG për një kohë të gjatë“, deklaroi presidenti i PSG-së, që është në rrugën e duhur për të fituar trofeun e Champions League për herë të parë në histori. /abcnews.al