Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Modric: Do preferoja Anfield me tifozë, Mbappe i mirëpritur te Reali

schedule21:59 - 13 Prill, 2021

schedule 21:59 - 13 Prill, 2021

Luka Modric ka analizuar ndeshjen me Liverpool në prononcimin e dhënë për mediat. Mesfushori i Real Madrid (fitoi 3-1 ndeshjen e parë) e vlerëson të vështirë duelin e Champions që do të luhet nesër në “Anfield”, thur elozhe për Kroos-Casemiro dhe fton Mbappe t’i bashkohet Realit.

Nesër na pret një sfidë shumë impenjative. Duhet të luajmë si në ndeshjen e parë, nuk duhet të mendojmë të mbrojmë rezultatin. Ndodhemi në gjendje të mirë, edhe pse kemi disa mungesa. Duhet të rezistojmë, nuk mund të ankohemi për lodhjen e madhe.

Uroj që përpjekjet e mëdha që kemi bërë të na shpërblehen me trofe. Mungesat dhe dëmtimet kanë ndikuar që të bashkohemi edhe më shumë me njëri-tjetrin. Kroos-Casemiro? Ne shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Më pëlqen të luaj me të, kuptohemi me sy mbyllur.

Do të preferoja që Anfield të ishte i mbushur me tifozë nesër, pasi ata krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme. Mbappe? Lojtar i madh, i ka treguar cilësitë e tij. Lojtarët e mëdhenj janë gjithmonë të mirëpritur te ne“, deklaroi Modric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!