Detyrë e dyfishtë për Rangnick, e do klubi që po shkëlqen në Bundesliga

schedule18:17 - 13 Prill, 2021

schedule 18:17 - 13 Prill, 2021

Eintracht Frankfurt po zhvillon një sezon fantastik dhe po lufton për të siguruar një biletë për në Champions League. Skuadra gjermane renditet në vend të katërt të Bundesligës, me një diferencë prej 7 pikësh me Dortmundin e vendit të pestë.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u luajtur edhe gjashtë javë dhe Eintracht është në rrugën e duhur për të realizuar objektivin e madh. Austriaku Adi Hutter ka bërë një punë shumë të mirë deri tani, por sezonin e ardhshëm do të marrë drejtimin e M’Gladbach.

Gazetari i Sky Bundesliga, Max Bielefeld raporton se dëshira e madhe e Eintracht Frankfurt është Ralf Rangnick. “Profesori” gjerman cilësohet si personi i duhur për të udhëhequr skuadrën në kompeticionin e rëndësishëm për klube.

62-vjeçarit do t’i ofrohet posti i trajnerit dhe drejtorit sportiv. Rangncik do të ketë gjithçka nën kontroll, teksa në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth këtij operacioni dhe mundësisë që kalimit të Rangncik tek Eintracht. /abcnews.al