Rritja e temperaturave bën që shumë gra dhe vajza të nisin punën për ndërrimin e garderobës.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi, e cila nuk ka nguruar të ndajë disa video ku tregon pamje nga garderoba e nga dhoma e gjumit.
Vihet re që pavarësisht se ajo ka bërë një rrëmujë të vërtetë, garderoba e moderatores është ëndrra e çdo vajze.
Sakaq Elita ka treguar se do të dhurojë disa prej veshjeve të saj për ato që kanë nevojë, një gjest ky vërtetë për t’u vlerësuar./abcnews.al