Nivel rekord i parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar

schedule14:59 - 13 Prill, 2021

schedule 14:59 - 13 Prill, 2021

Nga Erblina Mile

Paraja CASH vijon të regjistrojë  nivele rekord në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti. Në prag të zgjedhjeve parlamentare qarkullimi i parasë jashtë bankave në vend  ka qenë 345.7 mld lekë ose rreth 2.8 mld euro.

Shifra rezulton të jetë  më e larta e regjistruar që prej vitit 2003 periudhë kur Banka e Shqipërisë ka nisur të regjistrojë këtë fenomen. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore në shkurt të 2003 paraja cash rezulton se  ishte vetëm 124.3 mld lekë.

Tendenca me një rritje drastike  e parave që përdoren Cash  në vend ka nisur  në të njëjtën periudhë të vitit 2020 sidomos pas vendosjen e karantinës .

Të dhënat zyrtare tregojnë se paraja jashtë sistemit bankar   nga 28 për qind në 2013 aktualisht ka arritur  në 40 për qind .Arsyet e rritjes së parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar lidhen direkt me pandeminë por edhe me kulturën e dobët të qytetarëve për të realizuar blerje me anë të bankave.

Ekspertët janë të shqetësuar se paratë që përdoren CASH ndikojnë direkt në rritjen e ekonomisë informale  duke bërë që politikat ekonomike të institucioneve të  mos japin efekte.

Sfidë për vendin tonë mbetet zgjerimi i i numrit të individëve dhe kompanive që të përdorin paratë brenda sistemit bankar. Ndërsa shqiptarët mbeten  vendi me numrin më të ulët të përdorimit të kartave  në rajon ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!