Një grup arkeologësh kanë gjetur qytetin më të madh antik të zbuluar ndonjëherë në Egjipt, i cili daton 3,000 vjet më parë.
Qyteti, i quajtur “The Rise of Aten” u zbulua nën rërë në bregun perëndimor të Luxor, tha në një deklaratë arkeologu kryesor Zahi Hawass.
Sipas deklaratës, qyteti daton që nga koha e mbretërimit të mbretit Amenhotep III, i cili drejtoi Egjiptin mes 1391 dhe 1353 pes.
“Ka qenë vendbanimi më i madh administrativ dhe industrial në epokën e perandorisë Egjiptiane” tha Hawass.
Arkeologët gjetën rrugët e qytetit të rrethuara me shtëpi, me mure deri në 10 metra të larta, të padëmtuara, dhe dhoma të mbushura me mjete të jetës së përditshme, të lënë nga banorët e lashtë. Gjendja e qytetit dukej si të ishte braktisur dje.
Aty gjithashtu u gjetën unaza, enë qeramike me ngjyra, tenxhere, endeje dhe prodhues metali dhe qelqi.
Zbulime të tjera përfshijnë skeletin e një personi të varrosur me krahët e shtrirë anash dhe litarin të mbështjellë rreth gjunjëve.
Historianët besojnë se qyteti u braktis dhe banorët u zhvendosën në Amarna, 250 milje në veri, por arsyet pse e bënë këtë mbeten të panjohura./e.b-abcnews.al