6 gjëra që nuk i dini për Meghan Markle

schedule13:08 - 13 Prill, 2021

schedule 13:08 - 13 Prill, 2021

Fansat e serialit Suits e donin Meghan Markle përpara se ajo të martohej me princ Harryn. Por dasma mbretërore e bëri atë edhe më të dashur nga publiku si dhe më të njohur. Nëse mendoni se e njihni mjaftueshëm Meghan, jeni gabim. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 6 gjëra që nuk i dini për të.

1. Meghan nuk është emri i saj i vërtetë

Bota mund ta njohë 39-vjeçaren si Meghn, por në fakt ky është emri i saj i dytë. Emri i parë është Rachel, i njëjti që ka përdorur për rolin e saj në Suits.

2. Ajo është aktorja më e kërkuar në Google për 2016

Megjithëse nuk ishin fejuar deri në 2017-ën, princ Harry dhe Meghan Markle dolën publikisht me lidhjen e tyre në 2016. Të gjithë donin të dinin në shumë për aktoren, dhe nuk është çudi që emri i saj ishte më i kërkuari në Google në 2016.

3. Meghan Markle ka qenë martuar më parë

Martesa e saj me princ Harryn nuk është e para. Në 2011 Meghan u martua me aktorin dhe producentin Trevor Engelson, pas një lidhjeje 7-vjeçare. Ata u divorcuan në 2013.

4. Babai i saj është regjisor dhe fotograf

Meghan Markle nuk është e huaj për kamerat. Para se të bëhej aktore, ajo ka marrë mjaft eksperiencë për botën e showbizit, sepse babai i saj ka punuar për setin “Married… with Children”.

5. Ushtrimi i saj i preferuar është joga

A e keni menduar ndonjëherë si Meghan Markle e ruan pamjen e saj kaq të bukur? Kjo mund të jetë për shkak të jogës. Ajo e do shumë jogën dhe gjen kohë ta bëjë çdo ditë.

6. Meghan ka gjak irlandezeje

Të gjithë e dinë që Meghan Markle u rrit në SHBA, por a e dini se ajo ka një histori familjare mjaft interesante, nga kombësia? Nëna e saj, Doria Regland është një afro-amerikane ndërsa babai Thomas Markle është irlandezo-holandez./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!