Nga Marc Siegel, The Hill
Pas shumë muajsh i izoluar, Michigan u rihap në mars pavarësisht rritjes të rasteve me koronavirus.
Përvoja e Michiganit dhe shpërthimet e tjera në të gjithë vendin shkaktuan debate nëse duhet të mbyllen kufijtë për udhëtarët nga disa vende, të vendosen kufizime të reja në disa zona.
Për fat të keq, kur papritmas njerëzit kanë në duar lirinë e tyre të çmuar, ata ka më shumë të ngjarë të mos zbatojnë masat paraprake sesa nëse rihapen gradualisht.
Mbi të gjitha, shefja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Dr.Rochelle Walensky tha këtë javë që varianti i Mbretërisë së Bashkuar B.1.1.7 është tani varianti më mbizotërues në SHBA – dhe se varianti po qarkullon gjerësisht në Michigan.
Kjo është shqetësuese sepse varianti është më i transmetueshëm dhe më infektues se lloji origjinal COVID-19.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që spitalet janë të mbushur me të rinj në krahasim me pacientët e moshuar shumë prej të cilëve me siguri janë të mbrojtur nga vaksinat COVID-19. Në fakt, vaksinat Pfizer, Moderna dhe Johnson dhe Johnson duket se janë më efektive kundër variantit B.1.1.7.
Problemi është se vetëm rreth 35 përqind e të rriturve në Michigan kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht u shfaq varianti B.1.1.7, mbi 50 përqind e personave kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.
Walensky tha se Michigan duhet të ashpërsojë masat duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe duke vendosur rregulla më të rrepta rreth sporteve të të rinjve.
Por nuk është e qartë se sa mirë do të funksionojnë këto masa. Guvernatori i Miçiganit Gretchen Whitmer(D), përkundrazi, është në favor të rritjes së vaksinimit.
“Ne e njohim ndikimin pozitiv të masave në përhapjen e infeksionit”, më tha Dr. Chris Carpenter, një specialist i sëmundjeve infektive dhe kryetar në Shkollën e Mjekësisë William Beaumont të Universitetit të Oakland. “Por ka edhe pasoja negative sociale dhe psikologjike gjithashtu.”
Mbikëqyrja gjenetike për variantet në zhvillim është gjithashtu thelbësore, dhe duhet të rritet. Në të njëjtën kohë, duhet të mbyllet kufiri për udhëtarët nga Brazili, të kufizohen udhëtimet nga Kanadaja dhe të lejohet udhëtimi vetëm për punëtorët thelbësorë.
Varianti i frikshëm brazilian P1 tani po qarkullon në Kanada, duke u përhapur kudo.
Ndërkohë, Dr. Carpenter thotë se udhëtimi aktual përtej kufirit SHBA-Kanada është i mjaftueshëm për të përhapur variantin P1, i cili përmban mutacionin E484K dhe mund të çojë në ri-infektim dhe / ose të bëjë vaksinat aktuale më pak efektive.
Gjatë shkurtit dhe marsit u vu re një rënie e dukshme në numrin e rasteve në të gjithë vendin. Është e qartë se rritja aktuale në këto pesë shtete lidhet drejtpërdrejt me përhapjen e varianteve.
Amerika duhet të veprojë si Anglia dhe Izraeli dhe të rrisë shkallën e vaksinimit.
Arma më e mirë është ndalimi i plotë i përkohshëm i udhëtimit nga rajonet ku rastet kanë shënuar shifra alarmante.
Gjatë 24 orëve, në fund të kësaj jave, Brazili regjistroi mbi 90,000 raste të reja dhe rreth 4,000 viktima. Ndërkohë, vetëm 12 përqind e popullsisë së vendit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.
Kjo është një arsye e mjaftueshme për të forcuar kufizimet aktuale të udhëtimit duke ndaluar plotësisht udhëtimet nga Brazili, raporton abcnews.al
Është shumë vonë për të ndaluar udhëtimet nga Britania, pasi varianti B.1.1.7 tashmë është përhapur kudo. Por nuk është vonë për të mësuar mësimin që variantet na kanë dhënë: Kontrolloni përhapjen e varianteve të rrezikshme duke vendosur kufizime të udhëtimit dhe duke rritur vaksinimet, jo duke mbyllur restorantet ose aktivitetet sportive./abcnews.al

