Mbretëria e Bashkuar ka arritur objektivin e saj të vaksinimit kundër Covid-19 .
Të gjithë rriturit mbi 50 vjeç, punonjësit më të rrezikuar dhe punonjësit e kujdesit social, kanë marrë një dozë të vaksinës, tha qeveria britanike në një deklaratë të hënën.
“Ne kemi shënuar një tjetër moment historik të rëndësishëm në programin tonë të vaksinimit duke vaksinuar grupet më të rrezikuara.
Kjo do të thotë që më shumë se 32 milion persona janë vaksinuar kundër Covid-19, “tha Kryeministri Boris Johnson.
Synimi i qeverisë britanike është vaksinimi i të gjithë popullsisë deri në fund të korrikut./abcnews.al