Marina amerikane: Mund të kemi regjistruar pamje të UFO-s në formë piramide

schedule08:41 - 13 Prill, 2021

schedule 08:41 - 13 Prill, 2021

Departamenti amerikan i Mbrojtjes  ka pranuar së fundmi se një luftanije amerikane ka regjistruar pamje të rralla në errësirë të objekteve të panjohura që fluturojnë mbi të dhe luftanijet e tjera.

Mdiat e huaja kanë publikuar një video me nuancat ndriçuese jeshile, e cila ka rënë në  dorë të producentit Jeremy Corbell, i cili ka realizuar dokumentarin “Bob Lazar: Zona 51 & Tepsitë fluturuese”.  Ndër të tjera mësohet se pas marrjes së videos, zyrtarët konfirmuan se pamjet janë regjistruar nga marina e SHBA, por nuk jepnin përshkrime.

Në pamjet e shkurtra të regjistruara nga luftanija USS Russell, shihen tre objekte të zbehta në formë rrethore që sillen mbi luftanije. Gjithashtu një objekt me i madh trekëndor shihet me to. Ndërkaq Corbell ka shpërndarë gjithashtu imazhe të kapura nga luftanija USS Omaha të një mjeti ajror “sferik” të paidentifikuar.

“Mjeti sferik dyshohet të jetë një pajisje e lëshuar ose dytësore, dhe ra në ujë pa u shkatërruar. Por pas impaktit të dukshëm, mjeti që u pa të binte në ujë nuk mund të gjendej, megjithëse në përdorën nëndetëse gjatë kërkimeve”, ka thënë Corbell.

Ndërkohë incidentet ishin diskutuar në departamenti amerikan të Mbrojtjes  më 1 maj 2020, në një përditësim informacionesh nga marina për objektet e paidentifikuara.

“George Knapp dhe unë verifikuam materialet që ju po merrni në konsideratë dhe konfirmoj autenticitetin e tyre, bashkë me përshkrimet narrative të tyre,” tha Corbell për Sun.

Një tjetër pikasje e objekteve të paidentifikuara kishte ndodhur më 4 mars 2019, nga piloti i një gjuajtës F/A-18 dhe ndihmësi i tij në bord, thuhet në raport.

“Këto janë foto dhe video autentike nga episodet e ushtrisë me objektet e paidentifikuara ajrore, dhe përdoren për të informuar zyrtarët tanë të inteligjencës për natyrën e fenomeneve të përballjes. Ne shpresojmë që këto materiale të jenë përfaqësuese të momenteve të veçanta në historinë moderne, për krijimin e një qasjeje transparente të hetimit dhe eksplorimit të tyre”.

Ndërkohë zëdhënesja e Pentagon, Susan Gough ka deklaruar se konfirmon se fotot e videot janë regjistruar nga personeli i marinës. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!