OKB, Ish-drejtuesi i Agjencisë për Mjedisin pagoi 500 mijë dollarë për udhëtime

schedule20:10 - 28 Shtator, 2018

schedule 20:10 - 28 Shtator, 2018

Hetimi i brendshëm në Kombet e Bashkuara ka zbuluar shpërdorimin e buxhetit që bëhet nga zyrtarë të ndryshëm. Është mësuar se ish-drejtuesi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, një zyrtar nga Norvegjia, ka shpenzuar 500 mijë dollarë për udhëtime, shumica e tyre për arsye personale.

Bota ndryshon, jo gjithmonë për mirë. Një rast flagrant parregullsie financiare në Kombet e Bashkuara ka për protagonist një ish ministër norvegjez, pra një politikan Skandinav, i cili tashmë është në shënjestër të zyrave botërore për luftën kundër korrupsionit dhe etikës antikorrupsion. Quhet Eric Solheim. Ish ministri i mjedisit i Norvegjisë, më pas numri një i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit. Ai akuzohet për shpenzime marramendëse: rreth gjysëm milioni dollarë të marra nga buxheti i Pallatit të Qelqit për udhëtime zyrtare për punë, por që në të vërtetë ishin për motive personale ose për qejf. Në të tilla misione, ka kaluar rreth 80% të kohës së tij gjatë mandatit në Kombet e Bashkuara. Ky është një veprim që nuk mund të pritet nga një politikan skandinav i rangut të lartë.

Për shkak të pasionit të tij për udhëtimet, Eric Solheim ka qenë objekt i një hetimi të brendshëm nga organizatat e kontrollit të OKB-së, të cilat e kanë goditur rëndë atë në një deklaratë publike. Hetimi mbi Solheim, i zbuluar nga Guardian, ka shtyrë Stokholmin dhe Kopenhagën që të ngrinin fondet e tyre bujare në programet e OKB-së në mbrojtje të mjedisit derisa të sqarohej ngjarja. Skandinavët janë si kjo: kur zbulojnë se njëri prej tyre nuk është i përsosur ata godasin vetë-kritikat e ashpra dhe në një farë mënyre ata vetë-ndëshkojnë.

Hetimi i brendshëm i OKB-së ka shkruar dhe publikuar që Solheim “nuk është sjellë në bazë të normave dhe rregulloreve të vendosura dhe ka bërë shpenzime të pajustifikueshme. Udhëtimet e tij të vazhdueshme nga selia e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Nairobi, gjithmonë në avion me gjithë ndotjen që prodhon avioni, “është në kundërshtim nëse udhëtimi është përfundimisht personal ndaj kulturës dhe qëllimit të reduktimit të emetimeve të karbonit”, thuhet në letrën e OKB-së. Solheim mbrojti veten duke thënë se ai kishte kthyer shumicën e shpenzimeve, duke premtuar “të korrigjojë çdo gabim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!