Më shumë se 1 mijë artikuj në shitje, Janet Jackson nxjerr në ankand koleksionin personal

schedule21:38 - 12 Prill, 2021

schedule 21:38 - 12 Prill, 2021

Artistja Janet Jackson do të nxjerrë në shitje një koleksion me gjëra personale në një ankand, i cili pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Ankandi do ta nderojë yllin legjendar të muzikës pop dhe karrierën e saj të jashtëzakonshme për katër dekada. Ajo e ndryshoi tregun e muzikës përgjithmonë, si dhe hapi dyert për gjenerata artistësh të cilët ndoqën rrugën e saj drejt suksesit.

Eventi do të organizohet nga shtëpia e ankandeve “Julien” në 14, 15 dhe 16 maj, që njëkohësisht përkon me ditëlindjen e 55-të të Janet Jacksonit.

Më shumë se 1 mijë artikuj pritet të dalin në shitje, në mesin e të cilave do të jetë edhe fustani i nusërisë së Jacksonit, nga martesa e saj e fshehtë me kërcimtarin René Elizondo në vitin 1991.

Sakaq, ndër artikujt e tjerë të koleksionit përfshihet edhe xhaketa ikonike ushtarake të cilën e kishte veshur në videklipin e hitit “Rhythm Nation”./abcnews.al