Conor McGregor dhe Dustin Poirer nuk do të ndeshen mes tyre dhe ka qenë irlandezi ai që ka shuar shpresat për zhvillimin e trilogjisë së betejave të tyre, në UFC.
Gjithçka është zbuluar në rrjetet sociale, teksa Poirer paralajmëronte se do ta mposhtë McGregor në raundin e katërt.
Irlandezi ka reaguar, teksa shkruan: “Dueli nuk do të zhvillohet, meqë ra fjala. Unë do të luftoj me një tjetër më 10 korrik”.
McGregor dhe Poirer u përballen mes tyre vjet dhe luftëtari irlandez u mposht. Dustin u hakmor për humbjen e pësuar në vitin 2014 dhe të gjithë prisnin duelin e tretë mes tyre.
Presidenti i UFC, Dana White, gjithsesi është i vendosur që ta zhvillojë sfidën mes McGregor dhe Poirer në Las Vegas. Mbetet të shihet se kur do të ndodhë. /abcnews.al