Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Plani ynë do të sjellë rritje ekonomike, paga minimale do të jetë 300 euro

schedule13:49 - 12 Prill, 2021

schedule 13:49 - 12 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit këtë të hënë është takuar me gratë në njësinë Dajt, ku ka diskutuar në lidhje me vështirësitë që ndodhet shtresa e mesme e qytetarëve.

Basha në fjalën e tij ka theksuar se fasoneria është një nga kategoritë që do të ketë një vëmendje të shtuar nga qeveria e tij, pasi është dhe sektori që ka shumë të punësuar.

Kryedemokrati ka theksuar se me uljen e taksave, të çmimit të naftës dhe të energjisë edhe sipërmarrësit do të jenë në gjendje që të paguajnë punonjësit.

Ai ka premtuar se nuk do të ketë paga poshtë 300 eurosh në muaj në vendin tonë.

Unë  e kam ndjek ecurinë e fasonerisë që është futur në krizën më të thellë të këtyre 8 viteve dhe kjo për shkak se është rritur çmimi i naftës. Këto para shteti ja ka marrë. Gjithashtu rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte një tjetër masë që ndikoi tek fasoneria. Kur erdhi pandemia ne kërkua m që të mbyllnin fasoneritë dhe të paguanin punonjësit sepse ishte si një bombë por nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe në Fush-Krujë.

Ne kemi për qëllim që me garantimin e një ambienti miqësor ne duam që me uljen e taksave të ndihmojmë të gjithë sipërmarrësit shqiptarë. Ju e dini se në planin tonë ekonomik ne kemi vënë pagën 360 mijë lek të vjetra si një objektiv. Por pasi ka parë programin tonë kryeministri si një kopjac i keq thotë se do të rrisë pagat, ndërkohë që për 8 vite nuk bëri asgjë. Me rritjen e pagës do të rritet kontributi shoqëror, mënyra që ne i përqasemi tregon dhe ndryshimin e madh që ne kemi me njëri tjetrin”, ka thënë Basha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!