Një eurogol është shënuar ditën e djeshme në Portugali. Luhej takimi Estoril-Vilafranquense, i vlefshëm për divizionin e dytë të futbollit luzitan.
Skuadra vendase fitoi 3-1, vijojnë të kryesojnë me një diferenca të madhe nga rivalët dhe rikthimi në elitë është çështje kohe.
https://streamable.com/bubodt
Ishte minuta e 72-të, vendasit po kryesonin 2-0. Rodrigo Rodrigues realizoi një gol shumë të bukur, duke rifutur përkohësisht në lojë ekipi mik.
Sulmuesi brazilian i Vilafranquense, kreu një veprim shumë të bukur teknik. Goditje me finte dhe topi në rrjetën e Estoril, që më pas gjeti golin e tretë. /abcnews.al