Raketat greke ne Arabinë Saudite: Çfarë fshihet pas marrëveshjes

schedule12:44 - 12 Prill, 2021

schedule 12:44 - 12 Prill, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopulos do të udhëtojnë në Riad më 20 prill për të zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Greek Patriot në Arabinë Saudite.

Kostot e transportit do të mbulohen nga Arabia Sudite, e cila do të ndërmarrë dhe azhurnimet e sistemeve anti-aircraft të prodhuara nga Amerika, në versionin Pac3.

Marrëveshja e Greqisë me Arabinë Saudite do të përfshijë edhe personelin e nevojshëm të Forcave Ajrore, të paktën 40 oficerë dhe nënoficerë.

Me transformimin e raketave greke në Arabinë Saudite, Athina aspiron të krijojë më tej marrëdhënie bilaterale me Raid, ashtu siç po bën në mënyrë metodike me Abu Dhabin.

Në fakt, një takim i trepalshëm mes Greqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Qipros është planifikuar në të ardhmen e afërt, me të cilin Athina ka përfunduar një klauzolë të ndihmese së ndërsjelltë të mbrojtjes./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!