Rrezikohet mbijetesa, klubi i Bundesligës rikthen trajnerin pas 18 vitesh

schedule11:57 - 12 Prill, 2021

schedule 11:57 - 12 Prill, 2021

Koln po rrezikon qëndrimin në Bundesligë. Dje humbi 2-3 në shtëpi kundër Mainz dhe vijon të renditet në vend të parafundit në kampionatin gjerman. Humbja e fundit qëlloi fatale për trajnerin Markus Gisdol.

Drejtuesit e Koln shkarkuan nga detyra 51-vjeçarin, i cili qëndronte në stol prej nëntorit të vitit 2019. Gara për mbijetesë është e ashpër dhe ndeshja e radhës vjen shpejt (në transfertë kundër Bayer Leverkusen).

Drejtuesit e Koln nuk kanë humbur kohë dhe kanë emëruar trajnerin e ri të ekipit. Ai është Friedhelm Funkel, i cili ka drejtuar Koln edhe në periudhën shkurt 2002-tetor 2003. 67-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit. /abcnews.al